E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura deri në 37 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Temperature maksimale do të arrijë 37 gradë celcius në qarkun e Gjirokastrës dhe Elbasanit.

Vranësirat e dendura më të theksuara në relievet malore në lindje.

Reklamë

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonavt luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë