E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 4 minuta më parë
Vendi

Temperatura deri në 23 gradë, si do të jetë moti ditën e sotme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.

Moti do të jetë me kthjellime si dhe nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash kalimtare, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

Reklamë

në zonat malore 5 deri 17°C

në zonat e ulëta 6 deri 23°C

në zonat bregdetare 9 deri 21°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë