Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike, Dorjan Teliti u bëri thirrje fermerëve që të mos e besojnë kryeministrin Edi Rama kur thotë se nafta për ta do të jetë pa taksa.

 

Në një deklaratë për mediat, Teliti tha se Rama po mashtron për zgjedhjet. Ai e vuri tek kryeministri fajin për varfërinë tek fermerët dhe për prodhimet që hidhen poshtë.

 

“Edi Rama sot bëri atë që kemi paralajmëruar prej kohësh. I lodhur, i vjetër dhe pa ide të reja për zhvillimin e vendit, kopjoi edhe një tjetër një pjesë nga programi ynë për bujqësinë për uljen e çmimit të naftës. Të nderuar fermerë!  Mos i besoni Edi Ramës! Është mashtrimi i radhës para zgjedhjeve. Ky është personi i parë përgjegjës pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë të varfër, pse të rinjtë ikin nga fshati.  Një kryeministër që u zhvat fermerëve 100 milionë euro vetëm nga taksa e naftës, nuk ka për të punuar asnjëherë në interes të tyre për të ulur vërtet çmimin e naftës.”

 

Sipas Dorjan Telitit, Edi Rama në vitet e tij të qeverisjes vetëm rriti taksat për karburantin dhe tani askush nuk mund t’i besojë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *