E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Teliti: 1.500 persona humbasin punën çdo ditë, qeveria u jep lugën bosh

Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike, Dorjan Teliti akuzoi qeverinë se nuk po bën asgjë për popullin, por po ofron vetëm propagandë.

Sipas tij, çdo ditë po humbasin vendin e punës 1.500 qytetarë. Ai akuzoi mazhorancën qeverisëse se vetëm po tallet me hallet e tyre.

Reklamë

“Shteti duhet të ofrojë mbështetje urgjente pasi çdo ditë të paktën 1500 persona humbasin punën e qindra mijëra familje janë në kufijtë e mbijetesës. Qytetarët kërkojnë mbështjetje, përmes parave që po ata mbushin arkën e shtetit përmes taksave që paguajnë çdo muaj. Shqiptarët i kërkojnë qeverisë t’i kthejë detyrimin që ka ndaj tyre në këto kohë të vështira, ku me urdhër të qeverisë ata po humbasin çdo gjë. Shteti vijon e tallet ndërsa ju jep lugën bosh dhe ekranet plot me propagandë ku u thuhet se u është dhënë gjithcka ka shteti dhe se aq kishte.”

Për demokratin, nëse vijohet në këtë situatë, atëherë varfëria do të përhapet me shpejtësi dhe shpresa do të vritet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë