Subscribe

Krijimi i qeverisë së re në Kosovë është kthyer në një telenovelë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar t’i shkojë Presdientit të Kosovës, Hashim Thaçi në Presidencë për të marrë dekretin si mandatar për formimin e qeverisë së re.

 

Mediat kosovare raportojnë se Kurti i është përgjigjur negativisht ftesës së Thaçit , i cili përmes një letre i kërkoi që në orën 12 ta dekretonte si mandatar për shefin e ekzekutivit.

 

Pas refuzimit të Albin Kurtit, pritet që dekreti i presidentit të përcillet në zyrën e kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

Më pas çështja kalon në dorën e Konjufcës, i cili duhet të thërrasë mbledhjen e Kuvendit ku të mund të votohet qeveria, nëse Kurti arrin marrëveshjen brenda 15 ditësh me LDK.

 

Më herët gjatë kësaj të hëne Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

 

Ky vendim erdhi pas disa kërkesave të Hashim Thaçit drejtuar LVV për një emër, i cili më pas ftoi Kurtin në orën 12:00 në Presidencë që të dekretohej si mandatar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *