E diel, 27 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Serial Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Telefonatat” e krimit/ Provat që fundosin Fredi Rrushin për vrasjen e biznesmenit

Prokuroria e Tiranës vazhdon hetimet për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës.

 

Ditën e zhdukjes së biznesmenit Hoxha ka rezultuar se Fredi Rrushi e ka marrë tre herë në telefon dhe nuk është pergjigjur.

 

Më pas nga një telefon i një personi tjetër që ishte në tavolinë me Hoxhën e ka telefonuar dhe i ka thënë pse nuk më pergjigjesh, ku je?

 

Rrushi rezulton se ka marrë mjetin dhe bashkë me biznesmenin janë nisur drejt Dajtit.

 

Pajtim Rrushi sipas burimeve ka fshehur makinën e të vellait që mund të shërbente si provë për të mbledhur gjurmët e ADN.

 

Pajtimi nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen e Ruzhdi Hoxhes.

 

Po ashtu vellai i te dyshuarit si autor nuk ka pranuar që të kishte lidhje me zhdukjen e makinës.

 

Por i vënë perballë pamjeve filmike ai ka heshtur. Ruzhdi Hoxha u gjet paraditen e  te shtunes ne zonen e Qafe-Molles, ndersa trupi i tij ishte mbuluar me zhavor.

Më shumë video