E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Telefonata Putin-Trump/ Rusia ndihmon SHBA-të me pajisje mjekësore

Rusia ka dërguar një aeroplan ushtarak me pajisje mjekësore këtë të mërkurë në SHBA për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

 

Reklamë

Ndihma e presidentit Vladimir Putin u ofrua pas një bisede telefonike me presidentin Donald Trump, teksa të dy liderët po diskutonin për një zgjidhje optimal ndaj virusit.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se: “Trump e mirëpriti ndihmën humanitare”. Vetë Trump u shpreh i entuziasmuar rreth ndihmës së Rusisë pas telefonatës që realizoi me Putin.

 

Pamjet e aeroplanit duke u nisur nga një bazë ushtarake pranë Moskës u transmetuan këtë të mërkurë nga televizioni shtetëror rus “Rossiya 24”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë