Në mediat pranë Partisë Demokratike është publikuar një intervistë e nënkomisarit të policisë Emiljano Nuhu, i cili artikulon akuza të forta ndaj disa figurave të rëndësishme socialiste përfshi edhe numrin dy Taulant Balla.

 

Nënkomisari Nuhu i cili gjatë viteve 2017-2018 ka punuar si oficer i policisë gjyqësore në Fushë Krujë ka shpjeguar rastin e Xhensila Malokut, e cila ka kallzuar për përndjekje Rexhep Rrahja, djalin e deputetit socialist.

 

Sipas nënkomisarit vajza ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por kallzimi nuk merrej nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës që ka pasur deputeti. Në këtë interviste Nuhu shpjegon se kur i ka komunikuar arrestimin djalit të deputetit në zyrën e tij kanë shkuar kreu i Bashkise Artur Bushi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burg Gazetari. Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.

Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?

Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.

Në të njëjtën orë që intervista u publikua në media, numri dy PS-së Taulant Balla doli në Konferencë për shtyp për të hedhur poshtë të gjitha këto akuza.

“Nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariatin e Policisë Krujë! Kurrë! As nuk kam qenë gjatë muajit korrik ndonjëherë në Krujë. Dhe janë vërtetuar tashmë nga verifikimet e bëra se në datat dhe oraret e deklaruara, kam qenë në aktivitete publike në qytete të tjera të Shqipërisë, në orën e pretenduar dhe në datën e pretenduar.”

 

Por këto deklarata nuk e kanë bindur kreun e partisë demokratike Lulzim Basha i cili në konferencë të orëve të vona, e cilësoi këtë situatë si një krim shtetëror ku tre funksionarët e e përmendur nga oficeri do të duhet të dalin para drejtësisë.

 

Por pas këtyre akuzave Taulant Balla ka njoftuar se do të kallojë penalisht liderin Lulzim Bashën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *