E enjte, 15 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tela: Djegia e biznesve e gabuar, policia dhunon cepave protestuesit

Gazetari Andi Tela, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të moderatorit Ylli Rakipi, ka analizuar atë që po ndodh në protestë.

Tela tha se dhuna dhe djegia e biznesit privat janë të papranueshme.

Reklamë

Ndërkohë, ai kritikoi edhe sjelljen e policisë, e cila, sipas tij, në shumë raste është tej mase e dhunshme.

“Ndërhyrja ndaj biznesit privat nuk duhet të ndodhte. Askush nuk duhet të jetë pro. Goditjet ndaj institucioneve janë pjesë e protestës, aty është përgjegjësia e protestës. Nuk është normale që ti të vendosësh forca policie për të ruajtur godinën e PS-së dhe të lësh pa mbrojtje biznesin privat dhe bankat. Nuk mund të luash me protestën si macja me miun. Sot është dita e tretë, nuk është normale që rrjetet sociale, televizionet të tregojnë policë që godasin minorenë. Dhuna është e pajustifikueshme. Sot, edhe pse në pamje të parë dukej sikur protestuesit godisnin policinë, në rrugica kemi parë që policët godasin me shkopinj gome, shoqërim me dhunë të vajzave. Këta duan të delegjitimojnë protestën dhe të ngrenë grupin kundër tyre. Kush i ka punët në rregull, do të merret me vandalët dhe huliganët”, tha Tela.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.