E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Teksas/ Kamioni përmbyset nga era e fortë në autostradë, bllokohet trafikun për disa orë (VIDEO)

Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon momentin kur një kamion i madh u përmbys nga era e fortë pranë Dumas, Texas, në zonën e Panhandle. Ngjarja ndodhi në mesditë, kur rrymat e erës arritën shpejtësi deri në 70 km/orë dhe ngritën pjesën e rimorkios, duke e përmbysur të gjithë mjetin dhe duke bllokuar për disa orë trafikun.

Të dy pasagjerët arritën të dalin nga automjeti përmes dritares së shoferit, ndërsa për momentin nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Autoritetet vendase njoftuan se incidenti nuk ishte i vetëm gjatë ditës, pasi një tjetër kamion u përmbys dhe një automjet bujqësor që tërhiqte rimorkio u aksidentua, duke shkaktuar lëndime për shoferin.

Ende nuk dihet ngarkesa e saktë e kamionit apo nëse ndonjë problem teknik ka kontribuar në aksident.

Vazhdo të lexosh

Reklamë