E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Teknologjia testohet edhe në Kukës/ Pajisja identifikon elektronikisht zgjedhësit

Pas Tiranës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar pajisjen e identifikimit elektronik edhe në Kukës, raporton Vizion Plus.

Procesi është ndjekur nga mbi 50 përfaqësues të forcave kryesore politike ndërsa testimi ka rezultuar pozitiv.

Pajisja ka bëre të mundur identifikimin e votuesve të zonës përkatëse duke sinjalizuar si votimin në zonën e gabuar dhe atë të dyfishtë.

 

Reklamë

 

Lealba Pelinku – Nën komisionere e KQZ

 

Qellimi i ketij demonstrimi eshte ai i informimit qe duhet te marrin qytetaret lidhur me parimin e punes se kesaj pajisje. Pra pajisna e identifikimit elektronik ben te mundur qe zgjedhesit mund te votojne vetem ne qendren e votimit ku ai eshte i regjistruar dhe ajo cfare eshte me e rendesishme dhe qe qytetaret duhet ta dine eshtr se tentativa e dyfishte e zgjedhesve ler te votuar ne te njejten qender votimi nuk eshte e mundur.

 

Pas Kukësit pajisja elektronike do të eksperimentohet edhe në Fier ku do të ndiqet e njëjta procedurë.

 

Me përmbylljen e Fierit, të gjitha pajisjet për çdo qendër votimi në të gjithë Shqipërinë, brenda muajit Mars do të jenë të kolauduara për t’u shpërndarë më pas në zonat zgjedhore ku për herë të parë votuesit do të identifikohen elektronikisht përmes kartës së ID-së dhe shenjës së gishtit.

Më shumë video

Reklamë