Aktori Neritan Liçaj ka qenë i pari që ka mërrë fjalën në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas tij, kjo kauzë është e gjitha shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si gjithë Evropa, ndërsa ka kërkuar drejtësi për shembjen e godinës.

Ai e quajti nja kauzë të drejtë dhe patriotike, e për këtë arsye tha se historia do ta dënojë kryeministrin Edi Rama.

“Ne duam një vend normal, si gjithë Europa. Unë besoj se kauzë më të mirë se sa Teatri nuk ka. Cështja jonë ka qenë patriotike, paqësore, qytetare, që të shprehemi të gjithë. Ne e kemi quajtur teatrin si sheshi i lirisë. Kjo sepse ne aty iu thoshim të vërtetat në sy njëri tjetrit. Unë do doja drejtësi për këtë krim që u bë. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat institucionale. Duhet drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar. Te Teatri nis bota shqiptare. Cdo gjë që ka të bëjë me mua, ka të bëjë edhe me ju, me të gjithë. Jam krenar që jam shqiptar, sepse jemi racë e fortë. Duhet parë përtej parave, përtej pushtetit. Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”, tha Licaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *