Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë...

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në...

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje dramatike nga...

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9 person

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e para ushtarake...

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën...

Teatri Kombëtar/ Rama: Disa të rinj u janë bashkuar ca partive si tallashi, ja fusin krejt kot

19 Maj 08:42

Edhe këtë të martë kryeministri Edi Rama e nisi ditën në rrjetet sociale me një shënim për debatin e madh për Teatrin Kombëtar.

Duke vënë në dukje transformimin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Rama tha se fiks aty ka nisur beteja për një teatër të ri thuajse dy dekada më parë.

“Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapesire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m’u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar… Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar!”

Kreu i qeverisë shpreh keqardhjen që shumë aktorë e artistë të shquar u larguan nga kjo jetë pa punuar dot, sipas tij, në një skenë të denjë.

Për protestat e artistëve dhe të opozitës, Rama shprehet i sigurtë se shumë shpejt do ta kuptojnë që gjithë debati është i kotë.

“Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale! Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe disa të rinj që gabimisht u janë “bashkuar” ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet🙏”

Të hënën u mbajt protesta e dytë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa është paralajmëruar një tjetër tubim të mërkurën.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
rama Te Rinj teatri i ri

Nga e njëjta kategori

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim

më shumë...

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e para ushtarake sipas standardeve të NATO-s

më shumë...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në protestë

më shumë...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:42

Belshi kundër shkrirjes me Elbasanin, banorët në...

11:28

Reforma Territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën,...

11:09

Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë...

11:02

Skadon sot afati për kompensimin e naftës,...

10:45

U kapën me 5 kg kanabis në...

10:30

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari...

10:15

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar...

10:09

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje...

10:01

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9...

9:39

Vijon zjarri në Palasë, helikopteri ndërhyn nga...

8:40

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e...

8:19

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për...

8:05

Temperatura deri në 41 gradë Celcius, si...

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

9:45

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe...

9:40

Këto 5 momente mund të jenë fillimi...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë t...
  • “Shehu nuk i jep llogari as Dumanit as Brahos…”, Cakra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.