E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Vendi

Teatri i Ri Kombëtar po merr formë, Rama ndan pamjet nga kantieri

Punimet në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po vijojnë dhe po ngrihet një vepër arkitektonike moderne që pritet të transformojë pamjen e kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot,, pamje të reja nga kantieri, duke treguar përparimin e ndërtimit dhe dizajnin bashkëkohor që synon të kthejë Tiranën në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës moderne. Godina po ndërtohet në zonën ku ndodhej ish-Teatri Kombëtar dhe është e organizuar në dy njësi kryesore: njëra e dedikuar për artistët dhe stafin administrativ, dhe tjetra për publikun, me sallën e madhe të shfaqjeve si funksionin kryesor.

“Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa ndërprerje, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore“, shkruan Rama.

Reklamë

Punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë