E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Teatri Eksperimental nis sezonin

Ka zgjedhur ta nisë sezonin e ri me një shfaqje për fëmijë. Me një trup aktorësh dhe regjisorësh që ngjiten ne skene për një publik më të ri në moshë, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, prej dy vitesh është i vetmi që kujdeset për publikun e vogël dhe adoleshentët. Kiço Londo, drejtuesi i këtij institucioni dhe krijuesi i një trupe të tillë artistësh ka vendosur te sjelle kete vit 7 premiera. Ndryshe nga sezonet e shkuara, kjo trupë aktorësh do të shëtisë edhe në vendet ku publiku e ka të pamundur për të mbërritur në skenën teatrale të pedonales. “Meri Popins, dëshira perfekte” është shfaqja e parë që do të jepet paraditen e 18 shtatorit.

Më shumë video

Reklamë