Te vuash nga alzjameri ne Shqipëri përveç problemeve te mëdha shëndetësore qe shkakton sëmundja, duhet te përballosh edhe kostot financiare për ilaçet.

 

50 deri 70 euro duhet te shpenzoje çdo muaj nje pacient per blerjen e ilaçeve per trajtimin e kësaj sëmundje te rende. Mjeket neurologë tregojnë se alzjameri nuk kurohet, por përmes medikamenteve ngadalësohet rendimi i sëmundjes.

 

Ashtu si ne te gjithë boten 5 deri 7% e popullsisë edhe ne vendin tone rrezikohet te preket nga alzajmeri. Trashëgimia është nje nga faktorët kryesore, por edhe ata social ndikojnë ne shfaqjen e saj. Neurologia Entela Basha tregon se alzajmer eshte nje sëmundje degjenerative e trurit. Përveç kujtesës, personi humbet dhe funksione te tjera te trupit.

 

Alzjamer është nje sëmundje qe kryesisht prek moshat mbi 60 vjeç, por me shtimin e rasteve mes pacienteve ka edhe 40-vjeçare. Ashtu si per çdo sëmundje tjetër, pacientet shqiptare me alzajamer shkojnë ne fazën e renduar ne spitale nga momenti i diagnostikimit jetëgjatësia e nje personi me alzjamer eshte 5 deri ne 9 vjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *