Është shtyrë për në orën 13:00 gjyqi për masën e sigurisë për këngëtaren Fjolla Morina . Këngëtarja e njohur doli mëngjesin e sotëm para trupës gjykuese.

 

Ajo pretendon se është dy muajshe shtatzenë, mirëpo ECO sipas prokurorisë nuk mjafton dhe për këtë arsye është kërkuar që të jetë në seancë edhe një gjinekolog për të vërtetuar shtatzaninë e këngëtares.

 

Organi i akuzës kishte kërkuar fillimisht arrest me burg mirëpo pas daljes së ECO-s, prokuroria ka ndryshuar kërkese dhe tani kërkon arrest shtëpi dhe garanci pasurore 5 milionë lekë të reja, gjithnjë në rast se vërtetohet shtatzania sipas gjinekologut.

 

Fjolla u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete. Këngëtarja nga Kosova ishte në praninë e dy personave të tjerë në mjet të cilët në deklarimin e tyre thanë se nuk kishin dijeni që Fjolla kishte armë me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *