E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Të vendosur për të mos njohur Kosovën”, Serbia falenderon Spanjën për qëndrimin

Mediat serbe kanë zbardhur bisedën që ka zhvilluar të mërkurën ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Spanjës, Teodoro Esteban López Calderón.

 

Reklamë

Gjatë asaj bisede, shkruan b92, Teodoro Esteban López Calderón përsëriti qëndrimin e Spanjës për mosnjohjen e Kosovës.

 

Stefanoviç i shprehu gjithashtu mbështetje Spanjës për integritetin territorial, pasi edhe iberikët kanë pasur një problem të ngjashëm me Katalonjën.

 

Duke kujtuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, Stefanoviç shprehu kënaqësinë me nivelin e arritur të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe vuri në dukje mundësitë për përmirësimin cilësor të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë