Sri Lanka vijon të jetë në panik. Tre shpërthime të tjera kanë tronditur vendin vetëm pak ditë pas sulmeve vdekjeprurëse ku 253 njerëz humbën jetën e mbi 500 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Shpërthimet kanë ndodhur në një qytet në bregun lindor të Sri Lankës. Ende nuk ka të dhëna nëse mund të ketë viktima apo të lënduar apo se kush qëndron pas sulmeve.

 

Ndërkohë niveli i sigurisë është në shkallën maksimale pas sulmeve të dielën e Pashkëve. Policia dhe ushtria po kryejnë kontrolle në të gjithë vendin për te kapur militantet e ISIS.

 

140 persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë lidhje me kamikazët që hodhën veten në erë në kisha dhe hotele. Mes të arrestuarve ka edhe shtetas nga Siria e Egjipti.

 

Sipas hetimeve të deritanishme, mësohet se Zahran Hashimi, një klerik mysliman nga Sri Lanka, besohet të ketë udhëhequr sulmin në hotelin luksoz Shangri-La në kryeqytetin Kolombo, së bashku me një tjetër person që u vetëvra.

 

Ndërkohë rrugët e Colombos vazhdojnë të jenë të braktisura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *