E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Të shtruarit 40 deri në 60 vjeç”/ Pipero: Presim përgjigjen për rastet e dyshuara me “Omicron”

Pacientët e infektuar me COVID kërkojnë trajtim spitalor kur gjendja e  tyre rëndohet. Është mosha 40 deri në 60 vjeç, ajo që dominon në shtrimet e reja, të cilat në harkun kohor të 24 orëve arrijnë deri në 20, pohon mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

 

 

Prej afro 2 muajsh, numri i pacientëve të shtruar është stabël, ndërsa Pipero e lidh kete me faktin e shkallës së imunizimit të popullatës.

Reklamë

 

 

Edhe Shqipëria tashmë është në listën e vendeve që ka raste të dyshuara me variantin Omikron, ndërsa priten përgjigjet e mostrave nga laboratorët e referencës.

 

 

Pjesa dërrmuese e pacientëve në spitalin Infektiv janë të pavaksinuar.

 

 

Më shumë video

Reklamë