Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet apo autorët e mundshëm të plagosjes.
/vizionplus.tv





