E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Fier, gjendet makina e djegur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, ku persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMW” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar.

 

Reklamë

Ndërkohë bëhet me dije se më pas, mjetit tip “BMW” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

 

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë