Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Klos të Mirditës këtë të shtunë.

 

Të shtënat kanë ardhur pas një konflikti midis dy shtetasve.

 

Policia vendosre dhe dy grupe të FNSH kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

Bëhet me dije se është shoqëruar një nga personat e përfshirë në konflikt ndërsa është vënë në kërkim tjetri.

 

 

Mirditë/Informacion paraprak

Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *