E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Të shtëna me armë në Vlorë

Gjatë mbrëmjes së të shtunës në zonën e Llakatundit, Vlorë ka patur të shtëna me armë zjarri kallashnikov.

Sipas burimeve është qëlluar dy herë me breshëri.

Forca të shumta të policisë së Vlorës pas Informacionit janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Në mbështetje të policisë ka shkuar edhe FNSH, të cilët kanë krehur zonën deri në orët e vona për kapjen e autorit.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të plagosur./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë