E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur

SHBA – Autoritetet lokale janë alarmuar pas të shtënave në një shkollë në Georgia.

Një person, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa ka raporte për viktima.

Dyshohet se katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy të tjerë janë vrarë.

Incidenti ndodhi në shkollën Apalachee në Winder, në mëngjes (me orën lokale), ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën.

Shkolla ka rreth 1900 nxënës. Nuk dihet ende motivi i të shtënave./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë