Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur tek Guri i Zi në rrugën Klinë-Gjakovë.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se personat e plagosur janë dërguar menjëherë në e Spitalin e Pejës, por nga plagët e marra, njëri ka ndërruar jetë.

 

Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku ka konfirmuar vdekjen e njërit prej të plagosurve”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *