E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të shtëna me armë në Kanada, 2 i vdekur dhe 15 të plagosur

Ky është momenti kur një burrë rreth 30 vjeç  i veshur me të zeza dhe kapelë ka qëlluar me armë mbi një grup njerëzish në Toronto të Kanadasë. Si pasojë mbeti e vdekur një grua dhe 15 persona  te tjere jane plagosur të rëndë.

 

Policia kanadeze ka raportuar se mes të plagosve ka pasur dhe fëmijë të cilët ndodhen në në spital. I vdekur ka mbetur edhe autori i cili i sulmit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si Greektoën, ku jeton komuniteti grek. Zona e sulmit ka shumë restorante, kafene dhe dyqane, sidomos në verë. Dëshmitarët okularë raportuan se dëgjuan deri në 25 të shtëna.

 

Nuk dihen edne shkaqet e sulmit. Kryebashkiaku i Torontos, John Tory, e cilësoi ngjarjen një akt të neveritshëm, ndërsa i bëri thirrje njerëzve të mos spekullojnë mbi arsyet. Tory u ankua për faktin se armët janë të aksesueshme nga një numër i madh individësh, çka e thellon akoma më shumë problemin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë