Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

Franko Gatali, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Landi Qerimi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur ne tentativë, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *