Në janarin e këtij viti hapi dyert pas një rikonstruksioni të plotë, poliklinika qendrore e qytetit të Shkodrës.
Por edhe sot pas 2 muajsh nga rikthimi i shërbimeve për qytetarët, problemet nuk janë zgjidhur plotësisht dhe ende të vijon të mungojë Qendra e Trajtimit të Shëndetit Mendor.
Ajo vijon të jetë në lagjen periferike Kiras, ku u vendos provizorisht për shkak të punimeve dhe prej asaj dite nuk është kthyer.
“Përgjegjës janë drejtuesit e spitalit të Shkodrës, pasi janë bërë pengesë që kjo qendër të rikthehet në poliklinikë”, thotë mjeku neuro-psikiatër, Gjon Preçi.
Mosmarrëveshjet mes palëve kanë mbërritur deri në ministrinë e Shëndetësisë, e cila në 18 shkurt iu drejtua Drejtorisë së Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe institucioneve të tjera të shëndetësisë duke kërkuar që brenda datës 1 mars, Qendra e Trajtimit të Shëndetit Mendor të rikthehej në ambientet ku ka qenë para se të bëhej rikonstruksioni i Poliklinikës, në katin e parë.
Ky urdhër vijon të mbetet në letër dhe i pazbatueshëm edhe pse jemi në 11 Mars. Të kontaktuar nga Vizion Plus, drejtues të spitalit thonë se të sëmurët mendorë janë njëlloj si të tjerët dhe shërbimin mund ta marrin në katin e tretë të poliklinikës./vizionplus.tv




