Subscribe

Rritja e çmimeve po ndihet edhe nga studentët. Ata shprehen se po përballen me çmime të larta që rrjedhimisht rrisin shpenzimet e tyre dhe vështirësojnë jetën studentore.

 

“Është bërë rritja e ccmimeve në majë dhe ne që jemi studentë kemi shumë probleme se nuk është se jemi në punë të gjithë. E kemi shumë të vështirë me këto rritjet e ccmimeve se rriten dhe ushqimet.
Tek produktet e shportës, por edhe këtu që vijmë për nevojat tona për të ngrënë e shikoj që janë rritur. Edhe rritja e naftës, është shumë e vështirë, nuk përballohet.”

 

Shumë studentë vijnë nga rrethet dhe jetojnë në konvikte, duke u financuar nga prindërit e tyre në mënyrë që të ndjekin studimet, dhe nisur nga ndryshimet e fundit, atyre u duhen më shumë para për të përballuar shpenzimet.

“Unë financohem nga prindërit dhe nuk punoj dot se jam në shkollë dhe duke u rritur kostoja është rritur edhe pagesa që më japin prindërit. Duke qenë se jemi nga rrethet ndikon negativisht se rritet edhe bileta. Marr ndihma nga familja që përsëri është më e dëmshme për ata se për mua se janë ata që punojnë.”

 

Kërkesën e shoqatës së transportit publik për dyfishimin e çmimit të biletës ata e shohin me shumë shqetësim. Krahas kësaj, i druhen edhe rritjes së çmimit të qirave.

 

Kërkesa e vetme e studentëve është që të merren masa, në mënyrë që situata të normalizohet dhe jeta e tyre të mos vështirësohet më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *