Subscribe

Ashtu sikurse deputetet dhe anëtarë e Komisionit të Rithemelimit, edhe të rinjte e FRPD I kanë gjetur dyert e PD të mbyllura këtë të enjte në mesdite. Njeri prej , tyre Mariglen Doci tha se është burgosur disa here ne protestat e opozites, vetëm që Basha të bëhej kryeminister.

 

 “Ftoj mediat të ndjekin fjalën e një krimineli. Unë jam Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së FRPD dhe dua t’i them Lulzim Bashës, unë jam ai krimineli që po pëshpërisje në media dhe për shkak tëndin jam burgosur, për të bërë ty kryeministër. Si unë janë dhe 3300 qytetarë të tjerë, kriminelë, që janë proceduar, kanë qenë në burg për shkakun tënd, për të bërë ty kryeministër. PD nuk mund të mbyllet me hekura, ne nuk jemi kriminelë, jemi idealistë që e duam PD-në të çliruar jo me si këto metodat e tua. PD nuk duhet të ketë as dyer sepse është simbol i lirisë. Më datë 8 do çlirojmë selinë tonë nga shpura jote dhe më pas hap pas hapi edhe Shqipërinë”, tha anëtari i forumit rinor të PD.

 

Një tjetër i ri e cilësoi si turp mbylljen e dyerve të selisë blu.

 

“Blindimi i dyerve të shtëpisë së demokratëve ishte turpi i fundit të Lul turpit. A thua se s’ka demokratë t’i dalin për zot shtëpisë së tyre. Harroje Lul Basha se mund të bëhesh gangrenë për PD. Ne jemi arrestuar që ai të bëhet kryeministër, e më vjen turp që kam luftuar për të. Ai mendon se po zgjedh të ardhmen, por e ardhmja dhe rinia do të jetë në 8 janar në protestën ku do të çlirohet PD nga tentakulat e Bashës.

 

Gjatë qëndrimit jashtë ambjenteve të PD, të rinjte e FRPD vendosen disa adezivë ku shkruhej: “PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”; “Jo bunkerit të diktatorit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *