Subscribe

Kreu i shtetit Ilir Meta zgjodhi të rinjtë e Kavajës për t’i takuar dhe shprehur mirënjohjen për angazhimin e  tyre vullnetar për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Një falenderim të veçantë kam sot për popullin e Kavajës, për kryetarin e Bashkisë dhe stafin e tij, që iu përgjigjën apelit për të dhuruar gjak në këto ditë kur kërkesa për gjak është mjaft e domosdoshme, sidomos nga fëmijët, të cilët vuajnë nga talasemia. Por edhe nga të gjithë të tjerët, që kanë nevojë në mënyrë periodike për gjak.

 

Presidenti e konsideroi këtë nismë shumë të rëndësishme dhe akoma më vitale në këtë periudhë ku kërkesat janë të shumta.

 

ILIR META

PRESIDENT  REPUBLIKES

 

Solidarizimi me kauzën e dhurimit të gjakut është mjaft e rëndësishme, sidomos në këto ditë të vështira, kur kërkesat janë edhe më të mëdha, për shkak të vështirësive të krijuara nga kufizimet, që ekzistojnë në lëvizjen e qytetarëve për shkak të pandemisë. Ndaj edhe ky kontribut jep sot komuniteti dhe Bashkia e Kavajës, është jashtëzakonisht i çmuar.

 

Ai ka shprehur mirëjohje për të gjithë qytetarët që i janë bashkuar këtij akti human.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *