E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të ringrihemi fuqishëm”/ Mziu “braktis” Berishën, mungon në “Foltoren” e Peshkopisë

Nga Peshkopia, Sali Berisha tha se 2/3 e demokratëve kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

“Kanë firmosur mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendit për ta kthyer PD në lartësinë e saj dhe te ecjes së sigurt drejt fitores që meriton.”

Ai përsëriti qëndrimin e tij se Partia Demokratike ndodhet në gjendjen më të keqe, dhe se është goditur rëndë nga udhëheqja aktuale, të cilën e quajti inekzistente.

Në takimin e sotëm, bie në sy mungesa e tre deputetëve të PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.

Vazhdo të lexosh