E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Të plagosurit mbërrijnë në QSUT në gjendje të rendë

Ky është momenti kur ne “Qendrën Spitalore Nene Tereza” mbërriti me helikopter i plagosuri i pare Besnik Zenuni. Menjëherë ai u vendos ne repartin e djegie plastikes, pasi gjendja e tij është tepër e renduar.

 

Pas rreth 10 minutash, ne QSUT, mbërriti edhe helikopteri i dyte, qe transportonte Hektor Zenunin, djalin 33-vjeçar te pronarit te restorantit. Situata për babë e bir është tejet e rënduar, kjo për shkak të djegieve të shumta në të gjithë trupin. Gjendja e tyre u konfirmua dhe nga shefi i repartit të djegie plastikës, Gjergji Belba, i cili tha se jeta e dy te plagosurve rrezikohet seriozisht

 

Reklamë

Ndërkohë nga Lezha drejt Tiranës është nisur me ambulancë dhe një punonjëse e plagosur nga shpërthimi i gazit ne ambientet e kuzhinës se restorantit “Fishta”.

 

Më shumë video

Reklamë