Menaxhimi i administratës publike mbetet ende në nevojë përmirësimi, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot gjatë prezantimit të raportit monitorues të OECD/SIGMA për Shqipërinë për vitin 2024.
“Jam i palumtur me mënyrën se si ne kemi ecur dhe me cilësinë që e kemi sot në talk-menagement në administratën publike dhe këtu kemi shumë punë për të bërë dhe ne do ta mirëpresim çdo lloj ndihme me dije, se si mund ta adresojmë këtë problematikë pasi jemi dhe në një fazë historike me gjithë procesin e reformës në drejtësi, me gjithë procesin e çlirimit të drejtësisë nga duart e politikës ku duhet të përballim bashkërisht edhe nevojën që proceset e punës në administratë, proceset e punës në të gjitha ato pjesë të funksionimit të qeverisjes ekzekutive që lidhen që me vendimmarrjen deri tek prokurimet.Por, kjo është një problematikë që ne duhet ta adresojmë sa më shumë së bashku me Komisionin Europian, sa më shumë së bashku me SIGMA-n në këtë rast, nëse është e mundur dhe me organizmat e tjerë”, tha Rama.
Në lidhje me prokurimet publike, Rama tha së është bërë progres i jashtëzakonshëm, por mbetet me rëndësi modernizimi i sistemit.
“Është bërë në aspektin e luftës kundër korrupsionit nga ana e modernizimit, jo nga ana e luftës direkte që është një çështje e drejtësisë, por nga ana e modernizimit sepse shumëkush,besojnë se korrupsioni, që është një trashëgimi jo e lehtë e vendeve si i yni, ilaçin e tij ka “Kap, arresto, dëno dhe vazhdo”. Jo! Kjo është vetëm njëra anë, por ana tjetër dhe në këndvështrimin tim, ajo më e vështira dhe më e rëndësishmja është modernizimi i gjithë sistemeve. Nëse nuk modernizohen sistemet, nuk ka shans që problematika e korrupsionit të zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit”, tha Rama.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni informoi se igjithë procesi i vlerësimit është paraprirë nga një punë pothuajse 6 mujore, ku i është dhënë përgjigje mbi 1500 pyetjeve në sistemin elektronik të SIGMA./vizionplus.tv





