E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të përjashtuarit u ankuan/ BKH rishikon dokumentet, një kandidat rikthehet në garë

Pas ankesës së kandidatëve, Byroja Kombëtare e Hetimit ka vendosur të rishikojë dokumentacionin për testin e aftësive fizike. Pas rishikimit, një prej kandidatëve të përjashtuar u rikthye në garë.

 

“Prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. “Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmendur më lart i nënshtrohet Testit të Shkrimit të Esesë. Të gjitha rezultatet e tjera janë konfirmuar të sakta”, njoftoi BKH.

 

Pas kësaj, reagoi ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ajo deklaroi se ky është një sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet duke ushtruar kontroll cilësie dhe duke marrë përgjegjësi për veprimet e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë