Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Tabaku për raportin e AFET: Shqipëria në udhëkryq, integrimi...

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të tjera dokumente:...

Trump: Edhe 9 vjet President. Kreu i Shtëpisë së...

“Rrezikon shumë katolikë”, Trump rindez mosmarrëveshjet me Papa Leon

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për Vladimir Putinin,...

Suedia planifikon të formojë një agjenci të re spiunazhi

Hoxha: Integrimi, në rrugën e duhur. Ministri i Jashtëm...

Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA godet anijet...

Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut”...

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Të parët për ndërtimin, por ndër të fundit në Europë për peshën e industrisë në ekonomi

15 Mars 09:12

Shqipëria është e para në Europë, kur bëhet fjalë për të ndërtuar. Të dhënat e Eurostat tregojnë se ndërtimi zuri në vitin 2020 rreth 10.4% të ekonomisë, gati dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 5.6%.

 

Të dhënat e Eurostat tregojnë se edhe në vitin 2020, kur ekonomia u zhyt në krizë nga pandemia, ndërtimi në Shqipëri vijoi me ritme të larta. Pesha e këtij sektori në vlerën e shtuar bruto u rrit me 0.6 pikë përqindje.

 

Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e fondeve të lira në ekonomi po orientohen në këtë sektor kryesisht në banesa rezidenciale në Tiranë dhe hotele në bregdet, në kontrast interesi për industrinë, – që ka efekt më lartë në zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi dhe rritjes së vlerës së shtuar-, është ndër më të ulëtit në Europë.

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se pesha e industrisë në vlerën e shtuar bruto (që përjashton taksat dhe subvencionet) në Shqipëri, ishte 12.5%, në vitin 2020, e katërta më e ulët në Europë (përveç Maltës, Qipros dhe Luksemburgut) dhe shumë më poshtë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 19%.

 

Rajoni e ka shumë më të zhvilluar sektorin e industrisë në krahasim me Shqipërinë. Rekordin e mban Kosova, me 24.1% të vlerës së shtuar, e fokusuar në termocentrale, përpunimin e hekur-nikelit etj.

 

E dyta është Serbia, industria e të cilit është gati dy herë më e lartë sesa e Shqipërisë, me 23.4% të vlerës së shtuar bruto. Industria është ndihmuar vitet e fundit në Serbi nga prodhimi i mjeteve motorike, duke nxitur dhe punësimin në këtë sektor.

 

Një tjetër raport i Kombeve të Bashkuara për investimet e huaja botërore në 2021 thekson se pavarësisht problemeve që pandemia shkaktoi në tregti dhe konsum, industria automotive në Serbi arriti të shënonte zgjerim, si fabrika e prodhimit të sediljeve të Magna dhe të Cooper Tire & Rubber (SHBA). Në qershor 2020, Magna, që është e pranishme prej 6 vitesh në Serbi, hapi fabrikën e re, ku planifikon punësimin e 1 mijë personave.

 

Po në qershor 2020, Cooper Tire Serbia njoftoi se po zbatonte një projekt për të rritur kapacitetin e prodhimit të gomave në fabrikën e saj në Kruševac, përmes një investimi prej 55 milionë dollarësh për përmirësimin e pajisjeve dhe zgjerimin e hapësirave. Projekti, që mbështetet edhe nga 8 milionë dollarë stimuj nga qeveria serbe, do të hapë rreth 120 vende të tjera pune. Në Maqedoninë e Veriut, industria zë 19% të vlerës së shtuar bruto të ekonomisë.

 

Prej vitesh, Maqedonia e Veriut po tërheq investime në industrinë automotive, që janë kthyer në gjeneratorë punësimi. Johnson Matthey DOOEL, prodhuesi maqedonas i katalizatorëve dhe pjesëve të makinave, është kompania më e madhe në Maqedoninë e Veriut, me të ardhura 1.7 miliardë euro në 2020. Numri i të punësuarve i ka kaluar 1 mijë. Ky subjekt është dhe eksportuesi më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe ka dy fabrika. Maqedonia e Veriut ka të zhvilluar dhe industrinë farmaceutike.

 

ALKALOID AD Skopje kishte të ardhura prej rreth 154 milionë eurosh në 2020-n, me rritje 20%, pas interesit të lartë për medikamente gjatë pandemisë.

 

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë dhe nivelin më të lartë në rajon të eksporteve të mallrave e shërbimeve, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Edhe në vitin 2020, Shqipëria vijoi ta ketë këtë tregues më të ulëtin në rajon, së bashku me Kosovën, në përkatësisht 23 dhe 22% të PBB-së në vitin 2020, nga përkatësisht 52% dhe 58% për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave nga Banka Botërore.

 

E zhvilluar është industria dhe në Bosnjë Hercegovinë, me 22.9% të vlerës së shtuar. Shqipërisë i afrohet vetëm Mali i Zi (13.5%), ekonomia e të cili është e përqendruar më shumë te shërbimet.
Në Shqipëri, pesha e industrisë në vlerën e shtuar zbriti me -1.3 pikë përqindje në 2020-n (nga 13.8% në 2019), si rrjedhojë e pasojave të pandemisë, që çoi përkohësisht në mbylljen e aktivitetit të Bankers Petroleum (prodhuesit më të madh të naftës në vend) dhe Kurum (prodhuesit të çelikut)./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
ekonomi Eurostat Industri ndertim Të dhëna

Nga e njëjta kategori

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të tjera dokumente: Sali, po humbet privilegjet! Demokratët nuk janë dele

më shumë...

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50 persona paraqiten çdo ditë në QSUT për trajtim

më shumë...

Tiranë/ Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet administratori, një tjetër i proceduar penalisht

më shumë...

5 Maj, nderohen vepra dhe kujtimi i Dëshmorëve të Policisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:17

Tabaku për raportin e AFET: Shqipëria në...

3:14

Është sezoni i nespullave, fruti i artë...

3:09

Ka 3 momente në jetë kur truri...

2:45

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të...

2:38

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

2:28

Kanceri i pankreasit, ky ilaç mund të...

2:24

Trump: Edhe 9 vjet President. Kreu i...

2:20

6 metodat stërgjyshore më të mira të...

2:18

“Rrezikon shumë katolikë”, Trump rindez mosmarrëveshjet me...

2:07

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për...

1:49

Tiranë/ Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet...

1:30

Ka 3 momente në jetë kur truri...

1:28

5 Maj, nderohen vepra dhe kujtimi i...

1:06

Suedia planifikon të formojë një agjenci të...

12:49

Dy eliminime nga Ferma VIP, rriten tensionet,...

12:23

Hoxha: Integrimi, në rrugën e duhur. Ministri...

12:01

PE miraton raportin për Shqipërinë, vlerësohen reformat...

11:45

AMP nis hetimet, dyshime për shpërdorim detyre...

11:36

Burg shoferit që vrau dy fëmijë, Nikoll...

11:36

Met Gala 2026 me “Moda është art”,...

Më të klikuarat

  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.