E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Të pagjeturit, turpi i të huajve”/ Thaçi akuzon ndërkombëtarët e serbët për fshehjen e krimeve

Ne diten nderkombetare te te zhdukurve, presidenti i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se çeshtja e te pagjeturve eshte turpi i bashkesise nderkombetare.

Ne nje postim ne rrejtin social Facebook, Thaci shton se eshte per te ardhur keq qe Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit te tyre.

“Bashkesia nderkombetare duhet t’i shfrytezoje te gjitha mjetet qe ka ne dispozicion per t’i bere presion Serbise dhe per ta zbardhur fatin e 1647 qytetareve te pagjetur dhe çdo krim te kryer ne Kosove”, shkruan kreu i shtetit.

Nder te tjera presidenti Thaci shprehet se Kosova nuk do te ndalet asnjehere se kerkuari drejtesi per çdo viktime, per çdo te zhdukur dhe per çdo familje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë