Subscribe

“Të ndihmosh dikë në kohë të keqe është fisnikësi”.

Kështu e përshkruan ish-minsitri Arben Malaj periduhën e internimit.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, ish-ministri thotë se babai i tij e ka udhëzuar vëllanë e tij që të ndihmonte familjet e internuara dhe sot ndihet shum mirë kur merr mirënjohje.

Arben Malaj: Llakatundi ishte një vend mikrpitës dhe ndjente një dhimbje shoqërore, nuk ishte një zonë agresive. Brenda Llakatundit përfshihej dhe Selenica. Nga internimet në Llakatund unë kam punuar me Piro Dodbibën që ka qenë minsitër i Bujqësisë. Puna me të ishte një mësim mënjanë. Vëllai i madh punonte në Selenicë si agronom dhe aty kishte shumë familje të internuara. Babai duke qenë se kishte pësuar vetë dënimin politik, e këshillonte që “sa të kesh mundësi ndihmoji sepse dhe ata i ka zënë halli”. Aty ishte familja e Hito Çakos, Petrit dumes, Beqir Baqllukut. Unë ndihem shumë mirë kur edhe sot marr mirënjohje nga familjarët e tyre. Të ndihmosh në kohë të keqe është një fisnikëri. Nuk ishte e lehtë, ishte dhe e rrezikshme.

Pranvera Borakaj: Ishte e rrezikshme, përpiqeshit të ishit të kujdesshëm?

Agron Malaj: Babai kishte atë krenarinë e tij dhe nuk kishte merak nëse dikush do ta keqkuptonte. Atë që kishte do ta thoshte dhe unë i kam ngjarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *