Kontrollet në liqenin e Komanit, në kuadër të rritjes së sigurisë për jetën e turistëve, kanë çuar në sekuestrimin e 5 varkave dhe një trageti.

 

Nisur nga ankesat e disa turistëve për mungesën e sigurisë, Forcat e Policisë bllokuan mjetet lundruese dhe vendosën gjoba.

 

Për sa i përket tragetit, autoritetet zbuluan mes të tjerash se ai ishte i paregjistruar në organet tatimore, si dhe mungonte leja e drejtimit.

 

Tashmë pronari i këtij tregti po ndiqet penalisht për akuzat “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “punësimi i paligjshëm”.

 

Ndërkohë që policia i bën thirrje të gjithë operatorëve turistikë, poseduesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese që të pajisjen me dokumentacionin e plotë për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *