Subscribe

Në konferencën me komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varheyli, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë që “karta e gjelbër dixhitale” të njihet në gjithë BE-në, në mënyrë që qytetarët e rajonit të lëvizin lirisht në vendet e unionit.

 

“E fundit fare, ne siç e dini brenda rajonit, por përpara dy ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në periudhën post-pandemie pa detyrime ekstra, teste e historira të tjera. Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht në BE”, tha Rama.

 

Kryeministri theksoi se shpreson që takimi i 5 korrikut në kuadër të Procesit të Berlinit të jetë i fundit në formatin e deritanishëm, dhe ai i vitit tjetër të realizohet nën kujdesin e KE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *