“Të mos humbasim trenin e BE”, Rama: Dumani ka gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore
Miratimi për fondet e planit të ri të rritjes për Shqipërinë nga BE për kryeministrin Edi Rama është një shenjë e mirë në ecurinë e negociatave.
Rama tha se kjo është koha kur BE-ja i duhet më shumë se kurrë Shqipërisë për shkak edhe të situatës gjeopolitike.
“Komisionerja për zgjerimin Marta Kos ka deklaruar që përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimit nga Plani i ri i Rritjes. Bëhet fjalë për 64. 5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje e axhendës për reformat dhe 34 kalojnë përmes Fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën. në 11 maj, vota ka një peshë specifike të rëndësishme gjeopolitike, ekzaktësisht për të garantuar paqen dhe sigurinë e popullit tonë dhe vendit tone, duke hyrë në BE, ndërkohë që 34% të tjerë, si arsye të parë citojnë rritjen e bashkëpunimit mes vendeve që fuqizon drejtpërdrejtë edhe ekonominë”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama kërkoi votën në 11 maj edhe për të mos rrezikuar kërcënimin sipas tij të punës së drejtësisë.
“Të gjithë ata që si njerëz të degraduar dhe të dështuar rrinë dhe përsërisin çdo ditë “Burgu, burgu, kush e ka radhën, i fute të gjithë në burg etj.” do ta marrin një përgjigje në 11 maj sepse ata nuk kanë asnjë rol në këtë histori, ata janë penguesit dhe janë armiqtë e reformës në drejtësi, ata janë ata, të cilët e morën peng për një periudhë kohe, arritën deri të vijnë me çadër këtu poshtë në bulevard për të mos votuar vetting-un dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve, të gjithë bashkë, absolutisht të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye por Luli, kuptohet, ishte kukulla e bufit të kënetës dhe bufi i kënetës sot e thotë shumë qartë “me votën e 11 majit, në 12 maj do shkrij SPAK”. Ky është kërcënimi”, tha Rama.
Një koment ai e bëri edhe për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani
“Altin Dumani për të cilin kam respekt dhe e kam përsëritur dhe e përsëris, ka të gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë përballë sulmeve kafshërore edhe deri kundër familjes së tij, nuk ka ardhur nga Hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose nga Evropa kur u ngrit institucioni i SPAK, ka qenë këtu, ka qenë prokuror. Po pse nuk kishte thirrur Altin Dumani atëherë ndonjë politikan dhe t’i thoshte; “hajde këtu tani dhe më trego si është kjo punë. Hajde këtu dhe më jep llogari.’’
Po bufin e kënetës dhe të gjithë këta që përmend këtu, Lulërat i ke parë ti se ça bënin kur unë dhe PS donim të bënim reformën në drejtësi? I ke parë ti se si reagonin edhe se si u përpoqën deri në fund ta pengojnë? Po i dëgjon tani ti bufin që thotë ‘’më jepni votën të shkrij SPAK-un’’; e dëgjon bufin se çfarë thotë dhe për çfarë përbetohet kur flet për Altin Dumanin”, tha shefi i qeverisë.
Kryeministri tha se zgjedhjet janë një moment historik për të mos humbur trenin e BE.




