E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të mos bëjmë gabimet që kemi bërë”/ Kryemadhi homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi apeloi politikën shqiptare që t’i japë fund tranzicionit.

 

Me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, ajo bëri homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve.

 

Reklamë

Kryemadhi deklaroi për mediat se sot është e rëndësishme që të mos përsëriten më gabimet e të shkuarës, por të punohet për të ringritur vendin.

 

“Nëna Shqipëri është jo simbol, por nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari. Prandaj është detyra jonë që sot në këtë ditë përkujtimore, jo thjesht për t’u kujtuar, por është ditë që duhet të rrënjoset në mendjet tona dhe sidomos të klasës politike, që të mos bëjmë më gabimet që kemi bërë dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë këtë situatë tranzicioni, në këtë vit të mbrapshtë siç ishte viti i pandemisë, apo edhe situata pas tërmetit të 26 nëntorit, për të ringritur edhe njëherë pasionin dhe dashurinë për vendin, për të pasur respekt dhe mirënjohje, jo vetëm për dëshmorët tanë, por për të pasur respekt dhe mirënjohje për punën e atyre djemve dhe vajzave që kanë bërë për Shqipërinë. Lavdi dëshmorëve! Faleminderit”, tha Monika Kryemadhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë