E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Të mos bëhet politikë me sigurinë publike”

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se projektligji per sigurinë publike do të vazhdojë të ecë përpara, ndërkohë që nuk duhet lejuar që me të bëhet politike. Gjatë një aktiviteti për rritjen e sigurisë rrugore në shkollën “Edit Durham” ku ishte e pranishme dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, Tahiri foli dhe për ngjarjet kriminale. Interesimit të gazetarëve mbi lajmin e publikuar per arrestimin e vëllait te Enkelejd Alibeaj, Tahiri nuk pranoi të komentonte. Për sa i përket bashkëpunimit me prokurorinë ministri i brendshëm tha se shifrat tregojnë se është në nivele të larta ndërkohë që qytetarët besojnë më shumë te policia se në vitin 2013 kur socialistët fituan zgjedhjet.

Më shumë video

Reklamë