E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Të mësosh traditën e ballokumes, një ukrainase nuse në Elbasan, pjesë e festës së Ditës së Verës

Kjo është Elisaveta Miakotina, një e rë nga Ukraina që  prej pak vitesh jeton në Elbasan.

Ajo është përshtatur shpejt me traditat e zonës, ku ndër të tjera ka mësuar që për ditën e verës të gatuajë edhe simbolin e kësaj feste, ballokumen.

Reklamë

Elisaveta është martuar me një djalë nga Elbasani  dhe thotë se qyteti i pëlqen dhe është e dashuruar pas kulinarisë, jo vetëm për ta shijuar, por po bëhet edhe një amvisë e zonja.

Liza siç e thërrasin miqtë, thotë se procesin e përgatitjes së ballokumes e ka mësuar nga vjehrra e saj.

Ndër të tjera Liza shton se e pëlqen Elbasanin pasi është një qytet i cili ruan vlerat e trashëguara brez pas brezi njëlloj si qyteti i saj i lindjes, në Ukrainë.

“Më pëlqejnë shumë njerëzit, tradita, shumë familjare”, thotë ajo.

Elisaveta në familjen e re është një shembull se dashuria dhe përshtatja mund të jenë çelsi për një jetesë të qetë e të bukur edhe në një vend tjetër që nuk është vendlindja jote.

“Gëzuar të gjithë ditën e Verës”, thotë Elisaveta.

Më shumë video

Reklamë