Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 July 2026
Vizion fokus

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa qytetare

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon përhapjen e...

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për...

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

Të mërzitur nga lufta e Moskës, vullnetarët rusë u bashkohen ukrainasve kundër trupave të Putinit

15 Dhjetor 08:45

Kur pushtimi i Ukrainës nga Rusia u kthye në luftë, në Moskë, një rus të ri me emrin Karabas e kaploi dëshpërimi.

I tronditur nga ajo çfarë po u ndodhte ukrainasve në pjesët e pushtuara nga Rusia, ai vendosi të veprojë – të veprojë kundër Rusisë, atdheut të vet, vendit të vet.

Karabas tha se e dinte se çfarë po bënte në ato çaste, ishte diçka e madhe. Ai i mblodhi plaçkat dhe vendosi ta gjejë një mënyrë për të mbërritur në Ukrainë për t’iu bashkuar trupave të Kievit që po luftonin kundër forcave ruse.

Iu desh gati një vit kohë për ta arritur këtë.

Sot, ai është pjesë e Batalionit Siberian, një njësi e përbërë nga rusët, të cilët u janë bashkuar radhëve të ushtrisë ukrainase në luftë kundër atdheut të vet, duke shpresuar se një ditë do të ndihmojnë në rrëzimin e presidentit rus, Vladimir Putin, nga pushteti.

Anëtarët e këtij batalioni vijnë kryesisht nga pakicat e lindjes së largët të Rusisë.

“U zhgënjeva me popullin tim”, kujton Karabas, i cili, sikurse luftëtarët e tjerë në batalion, folën për Associated Press me kusht që të përdoret vetëm nofka e tyre ushtarake.

“Prandaj doja të vija këtu… dhe të luftoja për një Ukrainë të lirë”, shtoi ai.

Kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Karabas tha se ishte tronditur se si shumica e rusëve që i njihte, ose e mbështesnin verbërisht Putinin, ose s’e çanin kokën për luftën.

Nganjëherë, tha Karabas, pikëllimi i tij ishte aq i madh, saqë ai shpërthente në lot.

Për dallim nga njësitë vullnetare në Ukrainë të cilat kanë shtetas rusë – siç janë Liria e Legjionit Rus dhe Trupat Vullnetare Ruse – Batalioni Siberian është zyrtarisht pjesë e ushtrisë së rregullt ukrainase.

Luftëtarët e këtij batalioni iu nënshtrohen kontrolleve të thella të sigurisë, nganjëherë deri në një vit, para se të stërvitën dhe pastaj të dërgohen në vijën e frontit në lindje të Ukrainës, ku janë zhvilluar mbase luftimet më të ashpra të kësaj lufte dhe ku forcat ukrainase dhe ato ruse luftojnë kokë më kokë për ta marrë nën kontroll këtë pjesë të vendit.

Karabas shkoi në Armeni së pari. Atje, ai kërkoi miq ukrainas dhe e mësoi gjuhën, të cilën tani e flet rrjedhshëm, duke mos pranuar ta thotë asnjë fjalë në gjuhën e vet amtare, rusishte.

Të mërkurën, në një stërvitje ushtarake në periferi të kryeqytetit Kiev, dhjetëra rusë nga ky batalion shtinë me mitralozat e tyre gjatë ushtrimit të shkrepjes së armës, duke hedhur gëzhoja gjithandej mbi borën që e kishte mbuluar tokën.

Luftëtarët e batalionit nga Siberia lindore shpresojnë se një fitore ukrainase do t’i ndihmojë ata ta largojnë kontrollin politik të Moskës mbi këtë rajon, i cili është ndër më të varfrit në Rusi. Ata që vijnë nga komunitetet etnike jakut dhe buriat të këtij rajoni, ankohen për racizëm dhe shtypje në Rusi, gjë që i ka shtyrë aktivistët të bëjnë thirrje për pavarësi.

Një luftëtar tjetër rus, me emrin ushtarak Holod, thotë haptazi se dëshiron që administrata Putin të largohet nga pushteti.

“Kur të ndodhë kjo, atëherë mund të flasim për fitore. Së paku Rusia nuk do të jetë më burim i agresionit të papritur”, tha ai.

Rusët sikur Karabasi e braktisën plotësisht jetën e mëparshme, përfshirë familjet dhe miqtë. Ata u detyruan që fillimisht të shkojnë në një vend tjetër, para se të udhëtonin për Ukrainë, por thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër.

Pranimi në ushtrinë ukrainase ishte proces i gjatë, thanë ata – dokumentet e tyre iu nënshtruan kontrolleve të rrepta dhe, nëse e kalonin këtë fazë, ata merreshin në pyetje për kohë të gjatë pas mbërritjes në Ukrainë.

Batalioni, i cili i ka disa dhjetëra anëtarë, u krijua para gjashtë muajve. Liderët e ushtrisë ukrainase shpresojnë se më shumë luftëtarë të tillë do të vijnë për t’iu bashkuar këtij batalioni dhe, sipas aplikacioneve që i kanë pranuar deri tani, ata synojnë ta kenë një batalion të fuqishëm me 300 luftëtarë rusë.

Disa luftëtarë të këtij batalioni janë dërguar tashmë pranë Avdivkës, një qytet i kontrolluar nga Ukraina në rajonin e Donjeckut, të cilin forcat e Putinit ka kohë që kërkojnë ta pushtojnë.

Karabas thotë se “duhet të jenë dhjetëra, qindra mijëra” rusë të tjerë sikur ai, që janë të gatshëm të luftojnë për Ukrainën.

“Mendoj se ne duhet të kemi shumë më shumë [luftëtarë rusë]”, tha ai./rel/

Posted Under:
Anash Bota Kronike
Tagged:
lufte Rusi Trupat Ruse

Nga e njëjta kategori

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugë

më shumë...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u përplas me çatinë e një banese

më shumë...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një familje

më shumë...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:31

Gabimet në veshje që ju tregojnë më...

10:19

Si ndikon në shëndetin e njeriut, një...

10:05

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi...

9:32

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi...

9:19

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton...

9:15

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

8:13

Të shtëna me armë në Kurbin, një...

7:48

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

7:32

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa...

7:27

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon...

6:43

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s,...

6:22

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

6:08

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate:...

5:47

Sa të shqetësuar duhet të jemi për...

5:11

U kapën me 2 kg kokainë në...

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.