Pas më shumë se 2 orësh, regjisori Edmond Budina lajmëroi fundin e protestes së sotme në bulevard si shenjë reagimi për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë këtij minutazhi pasi vetëm fjalime të artistëve dhe personazhe nga shoqëria civile, mirëpo nuk pati asnjë politikan  në podium.

Budina I cili mbylli edhe protesten tha se teatri është simbol I qëndrës qytetare.

Ai kërkoi që të nisë mosbindja civile kudo , në të gjithë vendin ndërsa i bëri thirrje presidentit Meta që të shpërndaje parlamentin.

Budina tha se protesta nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe largimin e kryebashkiakut Veliaj.

Presidenti Meta duhet të njoftojë shpërndajë parlamentin. Ne jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Kërkojmë largimin e kryetarit të bashkisë, këtij krimineli. Sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzit , ka vrarë shpirtrat e njerëzve.Ata duhet të ikin dhe ne me ndihmën e Europës do ta rindërtojmë teatrin kombëtar ashtu siç ishte

Regjisori lajmëroi edhe mbajtjen e protestes së radhës ditën e mërkurë në orën 17 e 30 e justifikuar kjo me faktin se të martën është një natë e shënjte për besimtarët mysliman, Nata e Kadrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *