Subscribe

Ekonomia shqiptare ka treguar se është rezistente kur u përball me krizën e tërmetit dhe të pandemisë.

 

Por që të dalë me sukses edhe nga kriza e çmimeve, politikat mbështetëse duhet të jenë të fokusuara te grupet në nevojë.

 

Të këtij mendimi janë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët thonë se duhet nxituar për masat e nevojshme.

 

YAN SUN

PERFAQESUESE E FMN

“Si të zbuten rreziqet? Duke marrë masa mbështetëse sepse ne po vijojmë me rikuperimin e ekonomisë në 2022. Por masat zbutëse janë thelbësorë sepse në Shqipëri niveli i borxhit është i lartë. Ne duam të shohim masa mbrojtëse, të rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto, të ketë mbështetje fiskale. Nuk duhet të jetë mbështetja fiskale permanente, por e targetuar me synim ata që kanë më shumë nevojë. Politikat monetare duhet të mbështesin shtresat më vulnerable. Duhet vigjilencë. Duhet treguar kujdes për vonesat e tepërta sepse nëse vonohemi, ka rrezik të madh.”

 

Kur bëhet fjalë për të bërë një parashikim se kur inflacioni mund të rikthehet në normalitet, askush nuk jep dot një përgjigje, por edhe Banka Botërore mendon se menaxhimi i situatës duhet bërë duke nxjerrë mësime nga e kaluara.

 

EMANUAL MUNOZ

PERFAQESUES I BANKES BOTERORE

 

“Është e kotë të parashikosh të ardhmen, por e rëndësishme është që sa më shumë kriza të vijnë, aq më shumë të përgatitemi nga eksperiencat e mëparshme dhe të jemi të sigurt për të ardhmen. Duhet sigurohemi që sektori financiar të mos vuajë nga krizat, por edhe që të kontribuojë në një ekonomi më konkurruese dhe në një mundësi më të mirë jetese për njerëzit që të mos emigrojnë.”

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko garantoi se gjendja e sistemit financiar deri tani është e qëndrueshme dhe se bankat kanë mjaftueshëm likuiditet për të përballuar situatën.

 

Komentet u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbi reformat në tregjet kapitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *