E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Të martën nis llogaridhënia në strukturat e PS

Partia Socialiste pritet të nis të martën një proces llogaridhënie nga të gjitha strukturat me të larta të saj, ku do të shihet zbatimi i asaj që quhet prej tyre si platforma e bashkëqeverisjes me qytetaret.

 

Është detyruese qe ne te fillojmë menjëherë qe prej ditës se pare te majit e deri ne fund te qershorit një proces te plot llogaridhënie ne te 321 njësitë administrative te vendit, 61 bashkitë! 12 qarqet.

 

Reklamë

Ne këtë proces do te përfshihen te gjithë drejtuesit politikë te qarqeve, ministrat, deputet, zv/ministrat, kryetaret e bashkive dhe te gjitha strukturat përgjegjëse.

 

Ne fund do hartohet një raport përfundimtar qe do ti paraqitet Asambleja Kombëtare. Ne korrik pas miratimit, do integrohet ne planin e qeverise dhe sfidat tona për bashkëqeverisje.

 

Grupi i punës që do të kryejë vlerësimin për kryetarët e bashkive, ministrat e të gjithë drejtuesit e tjerë, do të jetë i përberë nga Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi.

Më shumë video

Reklamë