Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia shprehet se rastet e reja me koronavirus të raportuara të mërkurën vërtetuan braktisjen e shqiptarëve nga shteti.

Në një postim në “Facebook”, Spahia ka kritikuar qeverinë se vijon të punojë pa një plan të mirëfilltë dhe se 13 të infektuarit nga personel shëndetësor provojnë se bluzat e bardha janë lënë në mëshirë të fatit.

“Deshtimi i pushtetit qe nuk mendon as per personelin mjekesor. 21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan. Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar. 13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit”.

Sipas Spahisë, stafi mjekësuar është kthyer në shtresën më të rrezikuar nga COVID-19, ndërsa ritheksoi se qeveria ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve.

“E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t’i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli. Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *